Fjoralba Ponari është një nga figurat më të reja të televizionit. Me të u njohëm më shumë gjatë Botërorit “Rusi 2018” ku ishte bashkëprezantuese përkrah Edi Manushi në “Procesin Sportiv”.
Fjoralba përsa i përket jetës private na ka treguar vetëm se është në një lidhje por asgjë më shumë. Ajo ka qenë hermetike sa i përket identitetit të të dashurit të saj. E vetmja foto e postuar ishte ajo e ndërrimit të viteve ku kishte mbuluar fytyrën e tij më një zemër të madhe.
Por pse nuk ia zbulon fytyrën dhe pse nuk poston asnjëherë foto me të? Këtë Fjoralba e ka sqaruar sot në një intervistë në “Wake Up” ku është shprehur se:
“Që unë jam në një marrëdhënie ky nuk është sekret. Jam prej kohësh, thjesht kam dashur që partneri im të mos jetë pjesë e mediave. Ai nuk ka zgjedhur këtë rrugë. Ai momenti i fotos që publikova ishte një moment dobësie, sepse e kisha larg. Por më pas u pendova që e postova”
Tashmë Fjoralbën do ta shohim çdo javë në ekranin e “Top Cahnnel” në emisionin “E diell” së bashku me disa emra të njohur të ekranit si Edi Manushi, Nevina Shtylla, Ervin Kurti, Flori Gjini etj./Blitz.al/
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj