Sara Kolami është një nga moderatoret më të njohura në “In Tv”. Ajo ka jetuar prej vitesh në Greqi deri sa një moment vendosi të rikthehej në Shqipëri për të ndërtuar një karrierë në televizion.
Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuara e Kelvi Kadillit dhe Dojna Memës në “Pop Culture” ku ka folur ndër të tjera edhe për shpërnguljen e saj nga Greqi drejt Shqipërisë dhe për vështirësitë me të cilat është përballur.
“Kur erdha këtu nisa të jetoja menjëherë vetëm. Ndryshimi ishte shumë i madh, kur u përballa me njerëzit pasi hasa paragjykimin e tyre.”- është shprehur Sara.
Por duket se iniciativa e saj për të krijuar një jetë të pavarur nga familja ishte vendimtare e kjo bëri që ta merrte shumë seriozisht synimin ndaj një karriere televizive duke e nisur fillimisht me modelingun e për të vijuar më vonë si moderatore në një televizion.
Duket se shtysa më e madhe ishte të qenit “e zonja e vetes” e për të mos marrë para nga familja shkruan blitz.al.
““Nuk doja të më mbante babi me para por të punoja vetë, edhe pse ai më thoshte se do të më çonte sa lekë të më duheshin. Fillova pak nga pak me modeling, me foto, pastaj televizion dhe ia dola. Megjithatë më dërgon ndonjëherë para, por vetëm kur mbetem keq.”,- ka shtuar moderatorja.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...