Prej ditësh, qendër e lajmeve rozë në mediat online dhe ato të shkruara është moderatorja e njohur, Jona Spahiu.
Fillimisht ishte emisioni Chaud Patate dhe më pas media të tjera online që treguan se Spahiu dhe partneri i saj do të kurorëzojnë lidhjen e tyre në një ceremoni private dasme dhe janë në një pritje të ëmbël.
E ftuar këtë të shtunë në emisionin Thumb, Jona është pyetur edhe për këtë çështje!
“Së shpejti, ndoshta!”, është përgjigjur duke buzëqeshur për pyetjen nëse së shpejti do të kemi një dasmë nga çifti.
Ajo nuk ka treguar të tjera detaje lidhur me ceremoninë apo në ka një bebe në pritje apo jo, por dimë të themi se në axhendën e dasmave të këtij viti të personazheve të njohur na duhet të shtojmë edhe Jonën e Frenklin.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...