Moderatorja e njohur, Bieta Sulo, ka folur së fundmi për depresionin që ka kaluar pas lindjes së djalit, Kroi.
Në një intervistë për “Class”, moderatorja e “Ftesë në 5” është shprehur kështu në lidhje me këtë eksperiencë, që për të ka qenë e vështirë:
“Ehhhh… ishte një ndjesi e çuditshme, sepse të vinte për të qarë dhe ti nuk e kuptoje pse-në. Njerëzit më uronin për djalin, për shembull, unë qaja dhe habitesha edhe me veten. Sigurisht që e kuptova shumë shpejt se për çfarë bëhej fjalë, depresioni pas lindjes. E kalova shumë shpejt dhe besoj që më ka ndihmuar edhe fakti që prej ditës së dytë kemi dalë nga shtëpia, e morëm Kroin dolëm për një kapuçino, bëmë shëtitje me karrocë dhe, nga ana tjetër, edhe Albani ka qenë shumë pranë meje. Mendoj se të dalësh nga shtëpia është zgjidhja, të takohesh me shoqërinë, ashtu me fëmijën me vete, sepse kupton që jeta qenka njësoj, madje më e plotësuar, se ke edhe një shok të vogël me vete (siç është rasti im me djalë)…”, ka thënë Bieta.
Nga ana tjetër, çifti i moderatorëve duket se kanë dëshirë që ta zgjerojnë familjen e tyre sërish në të ardhmen, sidomos Albani, megjithatë ende nuk kanë bërë plane konkrete.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...