Emisionet që realizohen dhe transmetohen drejtpërdrejtë në televizion, shoqërohen gjithmonë me risqe të ndryshme, nga ato teknike e deri tek të papriturat, si ajo që i ndodhi moderatores së njohur të Top Channel dje Bieta Sulo.
Kështu, në puntatën e radhës të “Ftesë në 5”, prezantuesja simpatike ka qenë duke mirëpritur të ftuarit protagonist të emisionit të djeshëm, kur një e papritur i ka ndodhur në një moment që nuk pritej.
Bietës i është thyer taka e këpucës. Dhe duke qenë live, incidente të tilla vështirë se mund të fshihen, përpos dëshirës për ta kaluar pa u vënë re këtë moment.
Ajo e ka marrë me shumë sportivitet këtë të papritur, e ndërsa është shprehur se: “I theu këmbët shejtani. Po ju rrëfej që gjatë gjithë kësaj kohe e vetmja gjë nga e cila jam ruajtur ka qenë ndonjë rrëshkitje spektakolare, por siçc dihet, të ndodh nga se pret, taka që këputet”, shkruan Bieta në rrjetet sociale, ndërsa publikon edhe momentin e incidentit.
https://www.instagram.com/p/BqpvWSlA48w/?utm_source=ig_embed
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...