Së fundmi, kemi parë disa trende të bikineve shumë të çuditshme – nga bikinet që zbulojnë shumë pjesën e poshtme të gjoksit deri te towelkini [kombinim i kostumeve për det dhe peshqirit].
Në trendet e sivjetme të bikineve nuk kanë munguar as bikinet që i kanë lënë shumë pak vend imagjinatës, transmeton Klan Kosova.
Por, duket se këtë trend të bikineve e ka çuar në një nivel tjetër shumë ekstrem modelja e Playboy-it Cassandra Sienega.
Sienega ka postuar një fotografi në Instagram gjatë festimeve të ditëlindjes së saj ku shihet se ka të veshur bikine ngjyrë rozë që s’mbulojnë asgjë.
Rrobat e banjos krejt të pazakonta janë të krijuara nga tri copa krejt të vogla materiali ngjyrë rozë që mbahen nga rripa të tejdukshëm.
Bikinet janë aq të vogla, sa po ta shohësh modelen nga prapa, nuk gabon nëse thua se ajo është krejtësisht e zhveshur.
Madje, dikush i ka cilësuar këto bikine të modeles së Playboy-it si “bikinet më të vogla në botë”.
Derisa shumë e komentuan se modelja dukej shumë seksi, pati edhe plot komente qesharake poshtë fotografisë.
“Kaq shumë material në këto bikine. Si i pastron ato”, kishte shkruar dikush.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...