Aktorja me origjinë shqiptare, Misse Beqiri po shijon në maksimum lidhjen e saj disamujore me stilistin Jake Hall.
Beqiri 29 vjeçare dhe Hall, 26 vjeç, janë me pushime në Spanjë, nga ku kanë njoftuar shtatzëninë e aktores dhe modeles shqiptare.
“Bota ime është e kompletuar…Mezi po pres të të takoj”, shkruan Hall në Instagram, ndërkohë që kishte postuar një foto ku puthte barkun e Misse-së, transmeton tch.
Misse Beqiri është me origjinë shqiptare, por e lindur në Malmoe, të Suedisë. Ajo u bë e famshme si protagoniste në serial-show-n “Real Housewives Of Cheshire”.
Ajo gjithashtu ka qenë e martuar me portierin e Danimarkës dhe Manchester United, Anders Lindegaard, nga viti 2014 deri në 2016-ën, me të cilin ka edhe një djalë, të quajtur Julian.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%