Solidarizimi me të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit jo vetëm që nuk ka njohur kufij përgjatë një jave, por ka sjellë në Shqipëri personazhe nga e gjithë bota.
Shumë prej emrave të njohur shqiptarë nëpër botë janë bërë bashkë në ndihmë të familjeve të prekura. Një ndër to është dhe modelja shqiptare Xhesika Berberi, e cila ka udhëtuar nga ShBA drejt Shqipërisë prej ditës së djeshme, për të takuar familjarët e për të dhënë kontributin e saj te të gjitha familjet e prekura nga tërmeti.
E ftuar në “Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, modelja shqiptare tregoi se është shumë e prekur nga kjo situatë dhe do përpiqet të ndihmojë ata që kanë nevojë me aq sa do të ketë mundësi. Ajo gjithashtu u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, që të jenë sa më të bashkuar dhe pranë njëri-tjetrit në këto ditë të vështira.
Xhesika rrëfeu se e pati të vështirë ta përmblidhte veten pas atij lajmi tragjik, por e pati të pamundur edhe të rrinte pa bërë asgjë. Për këtë arsye, pasi bisedoi edhe me mikeshën e saj të ngushtë, Adrola Dushi, e cila iu bashkua nismës për të hapur një “Go Fund Me”, Xhesi fluturoi menjëherë në atdhe për të ndihmuar. Deri tani janë grumbulluar rreth 37 mijë dollarë, të cilat do të shkojnë për të ndihmuar disa familje në nevojë urgjente: “Do të përfshihen njerëzit që janë të papunësuar, njerëz që jetojnë me ndihma sociale, që nuk kanë asnjë të ardhur, nuk kanë asnjë shpresë…” – tha Xhesika ndër të tjera.
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...