Shumica e futbollistëve janë gay”
Kështu është shprehur modelja e njohur shqiptare teksa ka folur pa dorashka në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës.
Bëhet fjalë për bukuroshel Leila Kraja e cila ka lindur në Amerikë, mori pjesë në “Miss America 2017” dhe tani është kthyer në Shqipëri ku vazhdon profesionin si modele dhe gjithashtu pjesë e emisionit “Bar Skedina” në Digitalb.
Ajo u pyet se cili prej futbollistëve shqiptarë (ose të huaj) i duket si homoseksual dhe përgjigja e saj na ka bërë paksa konfuzë.
“Shumica e futbollistëve si gay janë, në mënyrën se si mbahen”, – u shpreh Leila. “Nuk mund të zgjedh vetëm një. Ata janë edhe më të mbajtur se unë!”
E pyetur gjatë intervistës nëse ka luajtur ndonjëherë futboll, Leila u shpreh se kur ka qenë e vogël babai i saj trajner mori atë dhe jo vëllain për të luajtur futboll.
“Babai im ka qenë trajner. Ai më mori mua dhe jo vëllain sepse ai nuk ishte për atë gjë”, tregoi Leila ndërsa gazetari e pyeti nëse vëllai i saj është gay. “Do doja, por nuk është. Do ishim shokë të ngushtë nëse vëllai im do ishte gej. Shpresojmë që i vogli mbase mund të ketë ndonjë gjë në gjak”, u shpreh modelja.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje