Një modele dhe prezantuese ruse ka thënë se është ndaluar në një aeroport në Shtetet e Bashkuara nën dyshimin se ka qenë spiune.
Ish modelja e Playboy Victoria Bonya 37 vjeçare, tha se ajo është marrë në pyetje nga oficerët në një aeroport në Los Angeles.
Ajo shtoi se agjentët e kishin pyetur në lidhje me presidentin rus Vladimir Putin, pasi i kishin gjetur në valixhe një kartëvizitë të një kompanie që merret me prodhimin e kamerave të fshehura.
“Kjo ishte një goditje e vërtetë. Mendova se do të më dëbonin. Në vend që të më bënin pyetje që kanë të bëjnë me mua, oficeri ka vendosur që të flasë për presidentin. Pasi kishin gjetur çdo informacion që ka lidhje me pozicionin tim, ai filloi të flasë për KGB-në”, citon dailymail modelen.