Halima Aden është një modele 21 vjeçare e lindur në një kamp refugjatësh.
Ajo ishte modelja e parë me mbulesë që u paraqit në kopertinën e “Vogue”, ku reklamoi një shami të brendit Nike dhe ishte pjesë e prezantimit të koleksionit të Kanye West (Yeezy).
Madje së fundi ajo u bë dizejnatore e 27 kreacioneve të reja të shamive.
Pra, kur Halima shkoi në Londër për të organizuar ndarjen e çmimit të katërt vjetor Ndërkombëtar të Somalisë (ISA), ajo diskutoi edhe për identitetin mysliman.
“Si një ish-refugjate, di që në fillim problemet me të cilat përballet diaspora në mënyrë që të kenë një ditë feste e një pune të zellshme dhe përkushtimi, që somalezët bëjnë me shumë krenari.
Unë kam pasur modelim të mrekullueshëm deri më tani, është edhe e frikshme, pasi kam parë rrezikun përpara që gruaja myslimane të bëjë diçka të tillë. Pra është e frikshme të punosh me të panjohur, por tani duke parë kaq shumë vajza që hyjnë në industrinë e modës e që mbajnë mbulesën, është e mahnitshme”, tha ajo.
Pas shfaqjes me mbulesë në Vogue, bashkë me dy shoqet modele/somaleze, Amina Adan dhe Ikram Abdi Omar, treshja u vlerësua globalisht për përfaqësimin e grave myslimane me ngjyrë.
“Ishte një rast monumental. Është kaq e mrekullueshme, sepse përfaqësimi është gjithçka, shumë e rëndësishme për mua dhe kaq shumë vajza myslimane që nuk e kan pasur kurrë këtë mundësi. Unë dua që ato të mendojnë ‘unë mund ta bëjë këtë tani’ ose ‘dua të shkojë dhe ta bëjë këtë’. Pra kjo nuk është e tëra, por është diçka”, shtoi ajo.
Ajo tha se në fillim kishte hasur në shumë kritika, sepse njerëzit nuk e kuptonin modelimin apo modën.
“Për shkak se është kulturë ndryshe, kjo s’është një gjë somaleze.Por unë duke u shpjeguar pse është e rëndësishme për të gjithë ato që rriten në Amerikë që duken si unë, ishte një bisedë e rëndësishme.
Nëna e kuptoi këtë dhe ndikimin e saj. Unë nuk jam vetë modele, pasi kam ndihmuar edhe në komunitet shumë, pra puna ime me UNICEF-in, e nuk kam harruar asnjëherë prej nga vi”, shtoi tutje modelja.
Ajo tha gjithashtu se tani është më e lehtë të jesh një grua myslimane në SHBA sepse njerëzit nuk janë të frikësuar nga mbulesa, por që ka ende rrugë të gjata për t’i kaluar.
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...