Modelja Heidi Klum rezulton negative nga coronavirusi

16:10 | 25 Mars 2020
Arbresh Info

Pas gati dy javësh çështje shëndetësore, Heidi Klum, ka zbuluar se ajo nuk është e prekur me virusin COVID-19.

Modelja 46-vjeçare më në fund ka bërë testin rreth coronavirusit pasi kishte simptoma të tilla si ‘ethe’.

Në një postim të së martës në Instagram, ylli amerikan tregoi se arriti të testohej dhe rezultatet ishin negative.

 

View this post on Instagram

 

Day 14 of staying H❤️ME #covid_19negative

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum) on

“Dita e 14 e të qëndruarit në shtëpi, Covid-19, negative”, ka qenë përshkrimi krahas fotografisë së ndarë me ndjekësit.

Postimi përmbante gjithashtu një fotografi të Klum, e shtrirë duke shijuar ca rreze dielli.

Heidi thuhet se u largua nga grupi i “America’s Got Talent” pasi u sëmur herët në ditën e 10 marsit.

 

View this post on Instagram

 

?Willkommen in der Modelvilla, Mädels!? #ichbingermanysnexttopmodel2020 #ichbingntm2020 @kristianschuller

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum) on

Disa ditë më vonë, Klum tha në Instagram se përveç ‘etheve’, ajo po përjetonte të dridhura dhe kollitje, por pavarësisht se kërkoi ndihmë nga dy mjekë, nuk mund të testohej për coronavirus.

“Qëndroni të gjithë të sigurt”, ka thënë ajo në video. “Qëndro në shtëpi nëse nuk ndjehesh mirë”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme