Modelja e shëndoshë tregon celulitit për një arsye shumë të rëndësishme (FOTO)

08:58 | 16 Prill 2017
Arbresh.info

Modelja britanike Charlie Howard ka një mesazh frymëzues për këdo që ka nevojë të rrisë vetëbesimin dhe pozitiviteti për trupin e tyre.

Ajo ka postuar një foto në Instagram duke shpjeguar:

Pavarsisht faktit se unë bëj ecje të shpejtë, vrapim, squat, dhe aktivitete të ndryshme, sërish kam shumë celulit. Gjatë tërë kohës jam munduar të frymëzojë të gjithë femrat që për mua dukeshin trupa shumë të përsosur.

Si rezultat i kësaj, unë ndjeja se celuliti im ishte shumë i turpshëm, apo paksa i çuditshëm.

Nuk e ndjeja këtë përderisa shihja trupa të femrave tjera që kishin të njëjtat probleme dhe nuk ndjenin aspak neveri për këtë, për më tepër as që turpëroheshin nga trupi tyre.

https://www.instagram.com/p/BSrUo1ljlIM/?taken-by=charlihoward

Nuk ka asgjë për t’u turpëruar.

Mos më merrni për gabim – por celuliti im nuk është edhe pjesa aq e pëlqyer e imja, por nuk është edhe diçka që unë duhet të bërtas apo të qaj për këtë mangësi.

Por, ajo që ka rëndësi është se unë e di që kjo nuk më bën aspak të shëmtuar, ose të më bëjë të ndjehem e anashkaluar nga të tjerët.

Pra, nuk keni pse të ndjeheni në këtë mënyrë, asnjëherë! Po ju citoj fjalët frymëzuese të Kendrick Lamar i cili thotë: “ Më trego diçka natyrale nga trupi yt si prapanicën tënde me pak shrirje apo celulit”.

Ajo poashtu pohon se është pajtuar me faktin e paraqitjes së shtrirjeve apo linjave trupore rreth zonës së të pasmeve të saj:

Përveç përhapjes së mesazhit në lidhje me celulitin, ajo po ashtu shpjegon faktin pse nuk duhet të fiksohemi në madhësinë e veshjeve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme