Modelja e parë që u shfaq krejtësisht lakuriq për revisten ‘Playboy’ ka folur rreth punës së të ndjerit Hugh Hefner, i cili ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare.
68 vjeçarja Marilyn Cole në një intervistë për BBC Radio 4, ka folur për mënyrën se si u paraqit ajo për revistën kur ishte vetëm 23 vjeç, transmeton portali arbresh.info
Ajo ka treguar se lidhjen me revistën e kishte ndërmjetësuar një miku e saj, ndërsa ka shtuar se mundësia emocionuese për t’u bashkuar me klubin iluzionist, i kishte marrë ‘mendjen’ asaj, sepse thjeshtë do t’ia dilte që të fitonte shumë.
“E tëra kishte të bënte me një buzëqeshje, me një fytyrë të këndshme, më lëkurë të mirë, me flokë të bukur dhe dhëmbë të bardhë”, tha ajo.
Ajo tha se vendimi për të pozuar lakuriq ishte çështje biznesi, të cilin as vetë themeluesi i revistës nuk e morri aq të lehtë.
“Në fakt ai nuk e dëshironte një gjë të tillë, por presioni rritej vazhdimisht”, tha ajo.
Për një fotografi lakuriq ajo u pagua rreth 5 mijë dollarë.
Përpos punës së modelimit, ajo i falenderohet edhe për tjetër gjë themeluesit të ‘Playboy’, i cili e prezantoi atë me burrin e saj, Victor Lownes.
Lownes ishte përfaqësuesi i revistës ‘Playboy’ në Europë, ndërsa humbi jetën nga sulmi në zemër në janar të këtij viti./arbresh.info/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...