Një modele 19 vjeçare amerikano-somaleze, është shndërruar në modelen e parë që shfaqet e veshur me mbulesë në kopertinën e një reviste amerikane.
Halima Aden është në kopertinën e muajit korrik në revistën amerikane Allure.
Në një intervistë pikërisht për këtë revistë, modelja ka thënë që vendosja e mbulesës ishte gjithmonë zgjedhje e saj.
“Jo të gjitha gratë myslimane dëshirojnë të mbulohen. Kjo është mënyra se si unë e interpretoj religjionin tim, megjithatë ka gra myslimane që zgjedhin të mos mbulohen. Këtë njerëzit e harrojnë shpesh” ka thënë Aden.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...