Google ADS

Modelja e njohur pozon me veshje tradicionale shqiptare

17:46 | 13 Mars 2018
Arbresh.info

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj po vazhdon të promovoj veshjet tradicionale dhe kulturën shqiptare.

Emina, e cila ka një karrierë të suksesshme ndërkombëtare dhe është e martuar me biznesmenin iranian, Sam Nazarian, nuk i harron asnjëherë traditat e vendlindjes, shkruan arbresh.info.

Para disa ditësh Emina ka bërë një fotosesion me vajzën e saj të vogël ku shihen të dyjat me veshje kombëtare e të njëjtën gjë e ka bërë edhe së fundi.

Modelja, ka pozuar me ‘dimija e dallam’ në imazhet e fundit ku përmes këtij postimi ka treguar më shumë për veshjen dhe traditën shqiptare.

Si gjithmonë ajo ka shkëlqyer dhe është dukur për mrekulli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme