Ashley Graham hyri në botën e modelingutm pasi ishte modelja e parë e me linja të plota që u shfaq në kopertinën e Sports Illustrated Swimsuit Issue në vitin 2016.
Përmasat e 29-vjeçares u admiruan si një model për zonjat dhe fitoi mijëra ndjekës. Por, në muajt e fundit, Ashley është kritikuar nga fansat për humbjen e peshës.
Ajo shpërndan rregullisht fotografi të saj me pushime, apo në prapaskenat e realizimit të seteve fotografike. Fansat e saj kanë parë se Ashley shfaqet gjithnjë e më e dobët në imazhet e fundit.
“E dija që humbe peshë! Nuk jam më fans i jot, ti zhgënjeve shumë njerëz! Do të gjej një tjetër femër të mrekullueshme të kolme”, shkruan një fanse, citon TCH.
“Pse po ndryshon veten? Mendova se ishe në rregull me veten me përmasat e mëdha. Duket që ti po humb shumë peshë”, i shkruan dikush tjetër.
Graham është e rregullt në palestër, dhe nuk është sekret se i pëlqen të stërvitet. Duke iu përgjigjur kritikave, ajo shkruan në Instagram: “Realiteti është se nuk kam humbur asnjë kile këtë vit. Në fakt, aktualisht jam më e lehtë se tre vite më parë, por e pranoj trupin tim ashtu siç është sot”.
Ajo thotë më tej se do të përballet me kriticizmin sido që të jetë. “Për shumë jam e kolme. Për të tjerë jam e gjatë, shumë e shëndetshme, shumë e lartë, dhe tani shumë e vogël, por sërish jo mjaftueshëm. Kur postoj një foto nga ‘kënd i mirë’ marr kritika se dukem më e vogël. Kur postoj foto që tregoj celulitin, shenjat e lëkurës akuzohem për promovim të obezitetit. Cikli i ardhjes turp nga trupi duhet ti japim fund”, shkruan Ashley.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...