Modelja e njohur gjendet pa shenja jete, paralajmëroi këtë gjë në “Twitter”

09:52 | 27 Shkurt 2019
A. B.

Natacha Jaitt, modele dhe prezantues është gjetur e vdekur në një festë në Buenos Aires.

Ajo kishte paralajmëruar vdekjen e saj në një postim në llogarinë e saj në “Twitter” muaj më parë.

“Kujdes! Unë nuk do të vetëvritem. Unë nuk do të konsumojë kokainë e as nuk do të mbytem në banjë, poashtu nuk do ta qëlloj veten në kokë.Nësë kjo ndodhë.. Nuk jam unë.Ruajeni këtë postim.”- ka shkruar modelja në “Twitter”.

Policia ka bërë të ditur që Natacha është gjetur në një shtrat në një klub nate me një dozë të madhe të drogës në trupin e saj. Ata janë duke hulumtuar rastin e 41-vjeqarjes e cila është nënë e dy fëmijëve e poashtu duke marrë në pyetje të gjithë personat që kishin qenë me të.

Modelja në vitin 2008 ka akuzuar dhjetëra personalitete të njohura si të përfshirë në një grup prostitucioni. Kjo gjë ka bërë publikun të mendojë që ajo është vrarë nga po ky grup.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme