Modelja e njohur është në muajt e fundit të shtatzënisë së saj të parë.
Emily Ratajkowski njihet për paraqitje fantastike të modës, shkruan portali arbresh.info
Ajo së fundi ka disktuar me ndjekësit e saj në Instagram, ndryshimet që ka pësuar trupi i saj gjatë shtatzënisë.
“Ju nuk mund të merrni as injeksione kur jeni shtatzënë”, shkroi ajo përmes një selfie pasqyre, për Us Weekly. “Vëllimi i gjakut të një gruaje rritet 50%, prandaj zonjat mund të fryhen pak në fytyrë dhe buzë gjatë shtatzënisë.”
Modelja deklaroi se ajo kurrë nuk ka bërë injeksione të buzëve, madje as para shtatzënisë së saj, duke shtuar, “Pa gjykuar njerëz që bëjnë, do të dukeni shkëlqyeshëm!”.
Emily e mbylli deklaratën e saj duke diskutuar “vlerësimin” e saj të ri për trupin e saj. “Është e çuditshme të kesh trupin tënd të ndryshojë kaq shumë brenda pak muajsh, por kam zbuluar se kam një vlerësim krejt të ri për atë që trupi im mund të bëjë dhe çfarë është e bukur dhe unë do ta festoj këtu”.
Kujtojmë se në disa imazhe të ndara ditë më parë, bukuroshja brune është parë edhe duke shijuar pushimet, së bashku me bashkëshortin e saj. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...