Google ADS

Modelja e njohur bëhet nënë për herë të parë, në moshën 50 vjeçare

18:53 | 18 Maj 2021
A. B.

Ajo është e njohur për bukurinë e saj të përsosur dhe fizikun perfekt prej një super-modeleje.

Naomi Campbell ka njoftuar se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, shkruan portali arbresh.info

50-vjeçarja e ka shpërndarë një foto të saj me foshnjën në duar në Instagram.

Ky është fëmija i parë i bukuroshes, e cila më 22 maj do të mbushë 51 vjet.

“Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur mua për të qenë nëna e saj. E privilegjuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time”.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që tash e ndaj me ty, engjëlli im”, shkruan në përshkrimin e fotografisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme