Këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor me titull “Dua”.
Sapo është publikuar në YouTube, kënga dhe klipi kanë arritur të shikohen në masë të madhe, duke grumbulluar afro 300 mijë klikime për 24 orë.
Klipi përmban skena erotike mes këngëtares dhe modelit të njohur italian, Pierluigi Fracassi.
Ky i fundit, është një model i njohur në Spanjë dhe Portguali, ndërsa ka ardhur në Shqipëri enkas për xhirimet e këngës “Dua”.
Në një postim të bërë së fundmi në InstaStory, Pierluigi shkruan se mund të duket si një klip, por për të është më shumë se aq, një kujtim vërtet i bukur.
“Mund të duket si video klip, por për mua është më shumë se kaq, një kujtim nga një kohë e mrekullueshme e shpenzuar me njerëz të mrekullueshëm, që gjithmonë do të mbeten në zemrën time. Falemindreit mbretëreshë Enca”, ka shkruar modeli italian në InstaStory.
I njëjti, në një pjesë të madhe të klipit, shfaqet në skena mjaft ‘të nxehta’ me këngëtaren shqiptare. /Telegrafi/
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...