“M’ke shajtë me rob”, vazhdon përplasja mes Sarës dhe Xuxit

23:13 | 18 Dhjetor 2024
E.G

Përplasja mes Xuxit dhe Sarës ka vazhduar, derisa kjo e fundit akuzoi Xuxin se e ka sharë me rob.

“Asnjëherë në jetën time s’kam thënë ashtu, të betohem në Allah dhe fëmije”, u shpreh Xuxi, kategorik që nuk ka ndodhur ajo sharje.

Sara derisa po i thoshte se ka dalë ajo sharje edhe në klipe, ndërhyri edhe Gresa e cila e pohoi të ketë ndodhur.

“Ka dalë me ‘pip’…Mos bëj be rrejshëm”, i tha Gresa.

“Rrence, idiot e poshtër..”, tha Xuxi më pas me tone të ashpra ndaj Gresës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme