Google ADS

Mitrovica bënë bashkë Noizyn dhe Getin (VIDEO)

23:06 | 19 Korrik 2017
Arbresh.info

Qyteti i Mitrovicës sonte ka bashkuar dy anë kundërshtare.

Dihet se Noizy (OTR) dhe Babastars kanë pasur konflikte  mes vete, njërin në aeroportin e Cyrihut ku shkëmbyen grushte dhe tjetrin në Prishtinë, ku Noziy mbeti i lënduar nga gjuajtja me armë, shkruan arbresh.info.

E nga ajo kohë reperët e famshëm nuk janë parë së bashku, por sonte janë koncertet që po i afrojnë shumë. Kjo për arsye se në qytetin e Mitrovicë sonte do të mbahen dy koncerte një nga OTR dhe një nga Babastars por në lokale të ndryshme.

E në këto organizime nuk kishin si të mungonin edhe “dissat”, ku Noizy gjatë performancës së tij në lokalin Famous në mes rreshtash tha se le të shkruajnë gazetat ku po bëhet sonte më mirë, mbetet të shihet se a do t’i kundërpërgjigjet Babastars.

Ndryshe këto dy mbrëmje të organizuara duket se kanë qenë të kushtueshme, pasi siç mëson arbresh.info pagesa për të hyrë ishte 10 euro./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme