Qyteti i Mitrovicës sonte ka bashkuar dy anë kundërshtare.
Dihet se Noizy (OTR) dhe Babastars kanë pasur konflikte mes vete, njërin në aeroportin e Cyrihut ku shkëmbyen grushte dhe tjetrin në Prishtinë, ku Noziy mbeti i lënduar nga gjuajtja me armë, shkruan arbresh.info.
E nga ajo kohë reperët e famshëm nuk janë parë së bashku, por sonte janë koncertet që po i afrojnë shumë. Kjo për arsye se në qytetin e Mitrovicë sonte do të mbahen dy koncerte një nga OTR dhe një nga Babastars por në lokale të ndryshme.
E në këto organizime nuk kishin si të mungonin edhe “dissat”, ku Noizy gjatë performancës së tij në lokalin Famous në mes rreshtash tha se le të shkruajnë gazetat ku po bëhet sonte më mirë, mbetet të shihet se a do t’i kundërpërgjigjet Babastars.
Ndryshe këto dy mbrëmje të organizuara duket se kanë qenë të kushtueshme, pasi siç mëson arbresh.info pagesa për të hyrë ishte 10 euro./Arbresh.info
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...