Pothuajse të gjitha këngëtaret “kopjuan” diçka nga stili i Adelina Ismailit. Dhe jo vetëm. Ishin edhe këngëtarët meshkuj ata që mundoheshin të kopjonin Adelinën.
E cila tashmë është shndërruar në një DIVË të bukurisë dhe muzikës pop, shkruan “Kosovarja”. Ishte e para që theu shumë tabu në shoqërinë tonë shqiptare.
Adelina Ismaili, këngëtarja e shumë hiteve, dhe një karriere të bujshme e përcjell me plotë dashuri nga fansat gjithandej ku ka shqiptar. Duket se ishte inspirim për shumë kolegë e kolege të saj të cilët filluan karrierën pasi që Adelina ishte bërë shumë e famshme me paraqitjet e saj. Ishin fillimisht fanse e fansa të saj, por që nga dashuria dhe dëshira për t’i ngjasuar filluan të këndonin e ta kopjonin ne veshje, në stil, në të shprehur e në paraqitje. Por, të gjithë ishin një kopje e zbehtë e saj.
Pothuajse edhe pse u kopjua në çdo detaj, një gjë mbeti e pa ndryshuar te Adelina, që te pjesa e këngëtarëve të tjerë ndryshoi me kalimin e kohës. Ishte vetulla e famshme e Adelinës, ajo e ndarë në gjysmë.
Ku për të ka fol vet këngëtarja Ismaili para shumë vitesh, në një intervistë kishte thënë se vetullën e ka si “dhuratë” e një problemi mes motrave që kishte ndodhur, si fëmijë kur ishin.
Ndërsa pjesa tjetër e artistëve që ndanin vetullën në gjysmë për t’u dukur sa më Adelinë. Me kalimin e kohës iu mbushte me qime, dhe nuk mbeti asgjë tjetër vetëm një fjalë se ky dhe kjo e kopjuan Adelinën. Revista “Kosovarja” do ua sjell disa foto që ta shihni nga afër vetullën e famshme të Adelinës që asnjëri nga artistët tjerë nuk arriti ta përafronte me origjinalen.Fotot janë shkëputur nga klipi i këngës “S’ke ku shkon”, të Adelina Ismailit.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...