Google ADS

Miss Franca, Indonezia, Malajzia, Malta dhe Zelanda e Re rrëzohen në skenë gjatë konkursit për Miss Universe

10:54 | 7 Dhjetor 2019
A. B.

Miss Franca, Indonezia, Malajzia dhe disa misse të tjera  hasen në një pengesë në pistën gjatë konkursit të rrobave të rrobave në “Miss Universe”, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Konkursi paraprak, i cili u zhvillua në ‘Tyler Perry’ në studio të Atlantas, Georgia, ku miset ishin të veshura me fustane elegante dhe rroba banjo, shkruan Channel 24 transmeton portali arbresh.info

Edhe pse modelet hasen në disa incidente të vogla si rrëshqitje në dysheme ato arrite që shumë mirë ta mbanin situatën nën kontroll.

Pasi që disa garuese humbën ekuilibrin e tyre, produksioni kërkoi një “pushim prej 20 sekondësh”, për të shmangur pengesat në të ardhmen.

Fatkeqësisht, pastrimi i shpejtë ndërpreu ecjen e Miss Meksikës.

Disa përdorues të Twitter u shprehen të zhgënjyer nga organizimi i produksionit që e quanin të pa përvojë.Fazat e fundit të konkursit do të zhvillohen të dielën në të njëjtin vend, ku Catriona Grey nga Filipinet do të kurorëzojë pasardhësin e saj më të suksesshëm./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme