Modelja shqiptare dhe fituesja e ‘Miss Albania 2007’, Egla Harxhi, ka tërhequr vëmendjen e pushuesve në bregdetin e jugut të Shqipërisë, konkretisht në Drimadhes, pasi ka vendosur të bëjë plazh e zhveshur në pjesën e sipërme, së bashku me partneren e saj, e cila ishte po ashtu e zhveshur.
Gjatë një interviste për ‘Edicionin Veror’ në Abc News, Egla është shprehur se ndihet rehat dhe në harmoni me natyrën dhe nuk e ka problem që bën plazh e zhveshur në pjesën e sipërme, edhe pse Shqipëria nuk ofron një plazh të tillë.
Madje gjatë intervistës, ajo ka zbuluar se është shtatzëne, ndërsa ka prezantuar partneren e saj Alesia dhe partnerin Jarl Ale De Basseville, i cili është babai i fëmijës dhe i dashuri i përbashkët i tyre, transmeton BalkanWeb.
Në të kaluarën, ajo ka thënë se i pëlqejnë edhe meshkujt edhe femrat.
https://www.instagram.com/p/BVdPirrhAPy/
https://www.instagram.com/p/BVU_CoDhXz3/
https://www.instagram.com/p/BQokzGwhGtS/
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...