Aktori i njohur Mirush Kabashi ka folur sot në lidhje me situatën, ai u shpreh se është një vepër njerëzore dhe është një leksion shumë i mirë edhe për ligjvënësit ose të zgjedhurit, sepse të gjithë janë njerëz si ne dhe prandaj duhet investuar më shumë për shëndetin dhe jetën.
Gjithashtu në lidhje me vetëziolimin, ai u shpreh gjatë një bisede në “Historia Ime” se e ka shkelur pak sepse ajri, qetësia dhe levizja janë shumë të rëndësishme sidomos për moshën e tretë.
Po jetojmë një situatë që s’e kishim menduar se do ta jetonim. Si po e kalon këtë periudhë?
Mirush Kabashi: Unë mendoj që është një vepër gjithsesi njerëzore. Nuk di ndonjë nëse ju keni ndonjë informacion tjetër, që mund të jetë më i saktë, por më duket se është një pjellë njerëzore. Është një virus që ka lindur në laboratore.
Mendoni këtë se është një gabim njerëzor, dalja dhe pastaj..
Mirush Kabashi: Nuk është as momenti që të merremi me teoritë konspirative, por të themi që mesazhi është që të mos harxhojmë kaq shumë për harxhime të jashtëzakoinshme lufte, me triliona sepse ja të del një sfidë e një virusi, i cili t’i nxjerr krejt jashtë përdorimit. Se brodhi në gjithë botën dhe ju tregoi dhe atyre për fat të mirë është një leksion, shpresoj ta marrin si të tillë dhe atyre që janë ligjvënës ose të zgjedhurve, se janë njerëz si puna jonë dhe prandaj duhet investuar për shëndetin, duhet investuar për mbarësinë për jetën.
Ti si e kalon ditën?
Mirush Kabashi: Çe pyet, unë do doja që këtë pyetje mos ma bënit në fakt sepse kam bërë një abuzim.
E ke shkelur?
Mirush Kabashi: Po! E kam shkelur sepse më besoni për ne moshën e tretë, për ne ka 3 elementë që janë të domosdoshëm, janë për të gjithë shoqërinë, por në mënyrë të veçantë për ne. Ajri, qetësia apo relaksi dhe në mënyrë të veçantë lëvizja. Mendoj që prandaj dhe mjekët specialistët nuk thonë ju do të mbyllni sepse nëse na mbyllni këto 3 elementë, duket se ju gati-gati për hir të së vërtetës, po na prsini fletë-daljet dhe duhet të jemi të kujdesshëm.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...