Mirsa Kërqeli e lumtur në krahët e bashkëshortit (FOTO)

18:59 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Këngëtarja nga Gjilani, Mirsa Kërqeli, tash e një kohë më nuk po merret me muzikë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj janë shpërngulur në Kanada, ku kanë ndërtuar jetesën e tyre të re atje.

Çifti kanë së bashku dy fëmijë, Tiarin dhe Anën, të cilët tashmë janë prioriteti më i madh për prindërit e tyre.
Mirsa, duket të jetë shumë e kënaqur me jetën e saj të re, dhe këtë gjë e vërtetojnë edhe fotografitë e hedhura në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Djaloshi Im”, ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, ku shfaqet më se e lumtur pranë bashkëshortit të saj, Granitit.

Vitet kalojnë dhe tregu muzikor evoluon, mirëpo Mirsa ende nuk ka konfirmuar nëse dëshiron t’i kthehet ndonjëherë skenës muzikore.

mirsa

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme