Miriam Cani përlotet live në televizion, tregon dhimbjen me të cilën bashkëjeton prej vitesh

12:06 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Miriam Cani ka qenë e ftuar dje në emisionin e pasdites ‘Rudina’ ku ka folur rreth planeve të saj muzikore, projektet në proces si edhe jetën familjare.

Ajo ka folur edhe për një moment shumë të trishtë në jetën e saj siç ishte humbja e nënës dhe ka qenë pikërisht ky çasti që e ka përlotur.

“Çdokush nga ne e ka model nënën e tij. Ajo mua më frymëzon, është motiv për mua në shumë gjëra, shkruan Panorama.

Kam qenë shumë e lidhur me të. Është shumë e vështirë të gjesh fjalët. Janë të paktat rastet kur funksionin shprehja: Koha shëron çdo plagë.

Në këtë rast ti thjeshtë mësohesh të bashkëjetosh. Mamaja ime ishte tip i butë, ia dedikonte jetën e saj familjes”, tha këngëtarja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme