Google ADS

Miriam Cani ka disa fjalë për Era Istrefin

15:01 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

Projekti i fundit i Erës i ka lënë përshtypje edhe këngëtarëve të estradës të cilët e kanë komentuar me fjalët më të mira suksesin e saj.

E së fundmi për këngën “Redrum” të Era Istrefit ka folur edhe këngëtarja nga Shqipëria Miriam Cani. Ajo ka hedhur një fotografi në Instagram ku shihet se është kënga e re e Erës.

“Mendoj që sekreti i Era Istrefit është që nuk ka bërë kompromise duke ndjekur “trendet” e këtij “tregu” me “shpresën” në “sukses”. Ajo kështu u prezantua që nga dita e parë ndaj dhe koha e vlerësoi”, ka qenë mbishkrimi i Miriamit në Instagram.

Miriami ka shtuar se të guxosh është gjithmonë rrezik dhe thikë me dy presa, por kur suksesi vjen ai është i vërtetë dhe i merituar.

https://www.instagram.com/p/BRNwrNjAgrQ/?taken-by=miriamcani&hl=en

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme