Big Mama ishte e ftuar në emisionin “Why not” ku foli për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe opinionin për secilin konkurrent. Këngëtarja u shpreh se u mbush me energji negative dhe askush nuk e kuptoi humorin e saj.
“Nuk ma ditën vlerën o Roza, nuk ma ditën kimetin. Nuk e shijuan humorin tim, më mbushën me energji negative dhe dola nga atje. Mirë që nuk rraha njeri. Dola me kokën lartë, nuk bëra gafë të madhe”, tha Bigu.
Gjithashtu, Big Mama u shpreh se sipas saj Ilir Shaqiri është banori që e meriton fitoren, edhe pse me zemër do që ta fitojë mikesha e saj, Arjola Demiri.
Big Mama: Me gjithë zemër e shpirt dua që çmimin ta fitojë Arjola. Por nëse është një njeri që e meriton fitore, ai është Iliri. Njeri më të mençur dhe njeri më inteligjent si Ilir nuk kam parë. Ai ka përballuar shumë sfida brenda shtëpisë, ka qenë aq i qetë sa unë jam habitur.
Donaldin dhe PM, Big Mama i quajti sheqerin dhe humorin e shtëpisë, pa të cilët nuk do të kishte lezet asgjë. Ndërsa gabimet e Donaldit, ia faturon moshës së vogël të tij.
Big Mama: Pa Donaldin ajo shtëpi nuk ka lezet. Donaldi dhe PM janë sheqeri dhe humori i asaj shtëpie. Normalisht që ka momente përplasjesh dhe presion. Ka momente që Donaldi gabon, unë ja kam lënë gjithmonë moshës. Brenda shtëpisë e shihja Donaldin si partner për batuta e kështu gjërash. Por unë ndoshta hyra në momentin më të vështira të Donaldit dhe e gjeta më të tërhequr.
Monikën Bigu e komentoi si një karakter të çmendur dhe është pikërisht kjo arsyeja pse ka një simpati për aktoren e njohur.
Big Mama: E kisha paragjykuar Monikën para se të futesha në shtëpinë e Big Brother Vip. Është një nga banoret që më ka qendruar më së shumti afër. Është një karakter shumë interesant. Ka shpirt artisteje dhe mua më pëlqejnë gratë e çmendura si Monika, që nuk përtonte ti thosha në mes të natës “Monika hajde futemi në dollap”, ajo futej në dollap me mua. Ishte e para për të bërë budallallëqe, i bënte por më pas thoshte çfarë do mendojë publiku nga jashtë. E ka shpirtin e çmendur por ka breng opinionin e publikut.
Por befasia më e madhe për Big Mamën është Einxhel. Bigu tha se para se të futej në Big Brother, kishte një përshtypje tjetër për moderatoren por më vonë zbuloi se Einxhel ishte një vajzë shumë e guximshme dhe inteligjente.
Big Mama: Nuk e kam njohur shumë, kur e kam parë nga televizioni kam menduar se Einxhel do jetë njeriu i parë në shtëpi me të cilin do kem përplasje. Kjo më bëri të futem me energji negative ndaj Einxhel. Por më pas Einxhel më befasoi për mirë, ajo është një vajzë krejt ndryshe nga sa duket në ekran. Është një vajzë super inteligjente. Kur u futa brenda i thashë menjëherë, se nga ekrani e kam pasur inat dhe ajo më tha “s’ke faj, ashtu dukem”. Einxhel ka qenë e vetmja në atë shtëpi që e ka kuptuar karakterin tim dhe më tha se i ka ndjekur të gjitha emisionet e mia. I dinte të gjitha. Eixhel është shumë e guximshme, inteligjente dhe shumë kokëfortë.
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...