Google ADS

Miratohet vendimi për lokacionin e ri të “Sunny Hill”, Rama: Festivali ka sjellë rreth nëntë milionë të hyra për Prishtinën

19:05 | 10 Maj 2022
KRG

Është mbajtur ditën e sotme (e martë) mbledhja e katërt e Kuvendit të Komunës së Prishtinës.

Asamblistët kanë shqyrtuar mbi dhjetë pika të rendit të ditës, përfshirë edhe lokacionin e ri të festivalit “Suny Hill”.

Festivali siç rëndom mbahet në fillim të muajit gusht u paralajmërua se këtë vit do të ketë një lokacion të ri, në Bërnicë.

Kuvendi ka miratuar propozim-vendimin për dhënien e tokës në shfrytëzim për 99 vjet kompanisë “Sunny Hill SH.P.K”.

26 asamblistë komunalë kanë votuar pro vendimit, 19 kundër dhe tre kanë abstenuar.

PDK- dhe LDK kanë qenë pro këtij propozim-vendimi, ndërsa AAK dhe LVV janë shprehur kundër marrëveshjes së arritur mes kryetarit Rama dhe kompanisë “The Sunny Hill” Sh.P.K.

“Ne e kemi diskutuar si grup parlamentar dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës në shfrytëzim për “The Sunny Hill” në Bernicë dhe ne do ta votojmë këtë pikë. Jemi të lumtur që kjo pikë erdhi me procedurë të rregullt ne jemi të lumtur që me procedurë të rregullt ky festival po jetësohet në Prishtinë”, ka thëna Jeta Rafuna nga LDK.

“Ne e përkrahim pikën e rendit të ditës për dhënien e pronës, festivalit Sunny Hill. Mendoj që është shumë me vend ky propozim. Unë mendoj që i plotëson kushtet të hidhet në votim”, tha Leotrim Retkoceri nga PDK.

Ndërkohë, përfaqësuesit nga AAK dhe LVV kanë qenë kundër pasi sipas tyre nuk është e arsyeshme të shfrytëzohen aq hektarë vetëm për festival “Sunny Hill”, në vend se të shfrytëzohen për projekte të tjera.

“Ky festival bie artistë të njohur botëror në Prishtinë, ku më parë nuk ka pasur artistë botëror që kanë ardhur në atë masë dhe ka krijuar mundësi për një numër të madh të turistëve që vijnë për festival. Festivali ka sjell tetë nëntë milionë euro të hyra për kryeqytetin. Krijon mundësi punësimi, krijon ekonomi dhe ideja është që Sunny Hill të ngritën në atë nivel që të joshin sa më shumë turistë”, u shpreh më tej Rama.

Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Arta Balaj, ka theksuar se kompanisë “Sunny Hill” do t’i jepen për shfrytëzim dy parcela.

“The Sunny Hill Sh.P.K.” duhet vënë në pah se ka të drejtë të shfrytëzoje tokën edhe organizime tjera, krahas festivalit të njohur Sunny Hill. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme