Anxhelo Koçi, Ergys Shahu dhe Flor Bana ishin të ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për promovimin e klipit të ri “Vetëmasaj”.
Ata treguan se tashmë kanë krijuar label-in e tyre dhe po punojnë për shumë projekte muzikore, që priten të publikohen në vijim.
Vlen të kujtojmë që Anxhelo dhe Flori njihen për disa bashkëpunime të suksesshme me reperin e njohur Stresi, ndaj Bieta nukngurroi t’i pyeste për këtë të fundit.
Plot siguri Anxhelo tregoi se Stresi do të publikojë shumë shpejt këngën e radhës, deklaratë kjo që u konfirmua pak sekonda më pas edhe nga Flori.
“Fola pak para ca ditësh dhe më tha që ishte duke shkruajtur një këngë që ka me Anxhelon dhe po presim sa të dalë që ta regjistrojmë dhe ta xhirojmë”, përfundoi ai./tch/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...