Mimoza sqaron dasmën madhështore me këngëtarin e njohur: Si çift do kishim…

20:59 | 13 Dhjetor 2018
A. B.

Një ditë më parë u mbush rrjeti me foto dhe video nga një dasmë me shumë të VIP që po mbahej në Kosovë. Si nuse shfaqej këngëtarja Mimoza Shkodra, ndërsa dhëndër ishte këngëtari Adrian Gaxha.

Menjëherë kryefjalë e lajmeve rozë ishte pikërisht dasma mes dy këngëtarëve të njohur, por edhe duke e cilësuar se kjo ishte thjeshtë për një emision të gazetarit kosovar, Labinot Gashi.

Por mesa duket fansat e tyre ende nuk e kanë kuptuar se kjo nuk është një dasmë e vërtetë, pasi Mimoza ka vendosur që të reagojë nëpërmjet një postimi në “Instagram”, duke zbuluar të vërtetën.

“Kjo vlen vetem për ata qe akoma nuk e kuptuan qe ka qen vetem nji Show”Lojë” ne OpopLabiParty e bukur dhe shum qesharake qe ka mu transmetu ne KTV “edhe pse si çift boll mire kishim shku” thjesht na ka ra shorti edhe esht për te ju argetu juve për te ju knaq juve naten e vitit e ri.

Edhe sikur te ndodhte diqka e tillë ne te vertet, jam Beqare dhe mund martohem kur te dua un dhe nuk me intereson fare për mendimet e atyre qe nuk kan me çka mu mar tjeter pos me punet e huaja.

Kurse nji falenderim i madh nga zemra shkon për ata fansa qe me përkrahin gjithmon. Ju përqafoj , faleminderit për komplimentet. faleminderit qe mboni mu ni mire. Ju dua Faleminderit edhe prej atyne qe po komentojn palidhje pom inspironi qe tpunoj akoma ma shum”, shkruan Mimoza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme