Lodhen pa fund, punojnë me orare të zgjatura në sheshet e xhirimeve për të realizuar një seri çdo javë, por edhe fitojnë miliona.
Gazeta “HaberTurk” ka risjellë në vëmendje disa prej aktorëve më të paguar në Turqi. Çmimet që ata marrin rriten me shpejtësi marramendëse
falë suksesit të jashtëzakonshëm që serialet turke kanë arritur në mbarë botën.
Në krye të klasifikimit qëndrojnë prej vitesh Kenan Imirzalioglu, Halit Ergenç dhe Kivanç Tatlitug. Ata shpesh ndërrojnë vendet, ndërsa së fundmi mes tyre është futur edhe aktori i dashur i “Fate të Kryqëzuara” Erkan Petekkaya (Xhihani).
Këtë vit në krye me diferencë jo të vogël renditet Imirzal?oglu (Ezeli), i cili në muajin tetor do të nisë një serial të ri. Ai është i fundit që
ka nënshkruar kontratën dhe shifrat janë stratosferike.
Mbetet për tu parë se si do të ndryshojë lista deri vitin tjetër. Vlen te theksohet se këto janë pagesat që aktorët përfitojnë vetëm nga
serialet, nëse shtohen të ardhurat nga filmat kinematografikë dhe reklamat, shumat rriten ndjeshëm.
/Kenan Imirzalioglu: 67 000 $ në javë/
/Erkan Petekkaya: 51 000 $ në javë/
/Halit Ergenç: 40 000 $ në javë/
/K?vanç Tatl?tu?: 40 000$ në javë/
/Beren Saat: 32 000$ në javë/
/Ozcan Deniz: 25 000$ në javë/
/Deniz Çak?r: 24 000$ në javë/
/Burak Ozcevit: 924 000 $ në javë/
/Cansu Dere: 18 000 $ në javë/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...