Milionat nuk ta blejnë dashurinë

19:45 | 4 Gusht 2017
Arbresh.info

Me një pagesë javore prej 700 mijë eurove, ylli brazilian i futbollit NHeymar mund të blejë ç’t’i dojë qejfi, përveç gruas që ai adhuron.

Me makina të vlerës prej 18 milionë paund, avion privat 4 milionë dollarësh, prona rreth botës, 25 vjeçari është një nga burrat më të dëshirueshëm në planet, transmeton portali arbresh.info.

Pas pesë viteve së bashku, modelja dhe aktorja u prish me futbollistin më të shtrenjtë në botë, pas pushimit romantik në Afrikën e Jugut.

Miqtë e Neymar thonë se ai është shkatërruar nga ndarja dhe po përpiqet të vazhdojë jetën, ndërsa Bruna duket se po e përballon mjaft mirë.

Madje ai ende nuk ka fshirë fotografitë e përbashkëta me ishi-in. Sipas të afërmve të futbollistit, shtysë për ndarjen e çiftit mund të ketë qenë lidhja e afërt me familjarët./Arbresh.info

bruna neymar2 bruna2 neymarjr

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme