Miley dhe Kaitlynn morën vëmendje me veshje të njëjta teksa darkuan së bashku në New York

10:05 | 11 Shtator 2019
Arbresh Info

Një burim së fundmi ka konfirmuar për People se dyshja janë duke jetuar së bashku që pas ndarjes nga bashkëshortët e tyre.

Të enjten, këngëtarja e “Slide Away”, 26-vjeçe, dhe e dashura e saj, Kaitlynn Carter, u panë së bashku në New York me veshje të njëjta.

Gjersa po darkonin, Carter shkëlqeu në fustanin e shkurtër të zi, teksa ka vënë në plan të parë këmbët e saj atraktive, ndërsa për dallim nga Carter, Miley ishte veshur me pantallona, bluzë të zezë dhe një palë syze.

Miley Cyrus dhe e dashura e saj, Kaitlynn Carter darkuan së bashku në New York (Foto: Suzy Creamcheese / SplashNews.com)

Pasi shijuan darkën së bashku, Carter dhe Cyrus ishin fotografuar dorë për dore nga dalja e restorantit Manhattan. Fansat dëshironin të bënin imazhe me yjet, por Miley dhe Kaitlynn dolën nga një anë tjetër.

Ndërkaq, vajzat janë duke shpenzuar kohë më shumë me njëra-tjetrën që nga ndarja nga partnerët e tyre, Brody Jenner dhe Liam Hemsworth. Aktori australian i kërkoi divorc këngëtares me datën 21 gusht, teksa Carter dhe Jenner u ndanë 14 muaj pas martesës së tyre, sipas People.

Në mesin e gjithë këtyre gjërave, ato po jetojnë së bashku ‘shumë të lumtura’, ka thënë një burim këtë muaj për People. 

Miley Cyrus dhe e dashura e saj, Kaitlynn Carter darkuan së bashku në New York (Foto: Suzy Creamcheese / SplashNews.com

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme