Ylli i muzikës Miley Cyrus ka pranuar publikisht se ende është e dashuruar me ish-bashkëshortin e saj, aktorin Liam Hemsworth, dhe se gjithmonë do e dojë. Ndërsa ka dhënë deklaratën, Miley Cyrus ka treguar edhe arsyen e vërtetë e ndarjes së çiftit më të preferuar të të rinjve. Për çudi, nuk ka pasur as tradhti, as xhelozi e as mospërputhje karakteri, por ajo e ka fajësuar barrën e madhe financiare pas djegies së shtëpisë së tyre të famshme në Malibu.
Këngëtarja 28-vjeçare u shpreh për gazetarin Howard Stern në radion SiriusXM se humbja në fjalë i shkaktoi asaj shumë trauma të rënda. Ajo nuk ka hezituar të tregojë se ata nxituan me vendimin për martesë, pasi sipas saj ky vendim i pamenduar mirë dhe rezultoi të ishte një gabim i madh.
“Shkaku nuk është vetëm se shtëpia u dogj, gjë që ndikoi edhe në performancën e zërit tim, por ne nuk e dinim nëse vërtet donim një martesë“.
Ajo tregoi se aktori i suksesshëm Liam Hemsworth fatmirësisht shpëtoi kafshët shtëpiake të shumta të çiftit ndërsa zjarri shkatërroi masivisht shtëpinë e tyre.
“Kam humbur gjithçka. Unë kisha aq shumë dhe gjithçka ishte zhdukur, çdo këngë që kisha shkruar ndonjëherë ishte në atë shtëpi” u shpreh Miley.
Megjithatë, pas kësaj ngjarje që bëri bujë, u duk se e vetmja gjë që këngëtarja kishte, ishte partneri i saj, madje dyshja i befasoi fansat duke lidhur nyjën pak para Krishtlindjeve pas zjarrit, pavarësisht se jeta e tyre në Malibu ishte e shkatërruar.
“U përqafova me Liam pas asaj që kisha lënë nga ajo shtëpi, e cila isha unë dhe ai. Dhe unë me të vërtetë e dua dhe e kam dashur atë shumë, shumë, shumë dhe ende e dua, gjithmonë do e dua” rrëfeu Miley.
Pas kësaj çifti nuk ishte në kohën e tyrë më të mirë, duke i dhënë hapësirë njëri -tjetrit me anë të ndarjes që bëri shumë bujë. Asnjëri prej tyre nuk preferoi të kthehej në Malibu, pasi Miley tani jeton në Hidden Hills, ndërsa Liam bleu një shtëpi në Byron Bay, Australi pranë vëllait të tij Chris Hemsworth .
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve