Miley Cyrus shtatzënë?

17:37 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Miley Cyrus ndau me fansat një fotografi që ngjalli shumë debat.

Duke filluar festën e ditës së Falënderimeve, këngëtarja publikoi një fotografi në Instagram ku fokusin e mori stomaku i saj, transmeton arbresh.info.

25 vjeçarja ka publikuar një imazh duke dashur të tregoj se ditëlindja e saj është shumë afër, dhe se ajo është duke festuar së bashku me të fejuarin e saj, Liam Hemsworth. Miley paraqitet me një T-shirt që mbulon barkun.

Ajo madje mbi fotografinë ka treguar që kjo është festë për një bebe.

E menjëherë nuk munguan as komentet e adhuruesve duke e pyetur se a është ajo shtatzënë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme