Google ADS

Miley Cyrus ngacmohet seksualisht në sy të mijëra njerëzve

19:06 | 3 Qershor 2019
Arbresh.info

Së fundi, në internet po qarkullon një video e Miley Cyrus që preket dhe puthet pa dëshirë nga një fans. Në video, Miley dhe bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth, dalin nga hoteli i tyre në Barcelonë dhe përballen me një turmë masive njerëzvish që u pengonin rrugën drejt makinës.

Miley shihet teksa ecën pas Liam dhe papritur, një burrë i afrohet dhe fillon ta prekë në flokë e në trup. Shkurtimisht më pas, ai tenton ta puthë dhe Miley i largohet. Rojet e sigurimit kuptojnë ç’ndodhi dhe e veçojnë nga burri në fjalë. Ndërkohë, Liam gjithashtu kupton se diçka nuk shkon dhe i hedh krahun këngëtares.

https://twitter.com/PopSirens/status/1135329508087730177?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1135329508087730177&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F43732%2Fmiley-cyrus-ngacmohet-ualisht-ne-sy-te-mijera-njerezve

Një situatë e tillë është absolutisht e patolerueshme jo vetëm në rastin e Miley-t që është personazh publik, por në çfarëdolloj rrethane, kujtdo qoftë. Miley s’ka komentuar kund në lidhje me ndodhinë pasi po promovon minialbumin e ri “She Is Coming” shkruan Revista Anabel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme