Google ADS

Miley Cyrus feston Krishtlindjet me familjen ‘disfunksionale’

11:04 | 25 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Miley Cyrus ka shpërndarë një seri fotosh të ëmbla duke festuar festat me ‘familjen disfunksionale’, siç e ka quajtur ajo.

Këngëtarja 27-vjeçare që së fundmi është dakorduar për detajet e divorcit nga bashkëshorti Liam Hemsworth ka postuar tri fotografi të familjes së saj në Instagram në Natën e Krishtlindjes, transmeton portali arbresh.info.

Bashkangjitur me fotot bardhë e zi, këngëtarja hit shkroi:

“Urime festat nga familja më disfunksionale në Amerikë”.

Miley iu bashkua në foto prindërve të saj Billy Rae dhe Tish së bashku me vëllezërit Trace, Braison dhe motrat Noah e Brandi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme