Miley Cyrus e pranon se ende e do shumë ish-burrin e saj, Liam Hemsworth

09:34 | 3 Dhjetor 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus ka pranuar se ajo ende e do ish-burrin e saj Liam Hemsworth.

Gjatë një interviste të sinqertë me “Howard Stern” të mërkurën, këngëtarja gjithashtu zbuloi se ajo dhe aktori Aussie kurrë nuk kishin planifikuar të martoheshin, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info

Por Miley tha që pasi zjarret shkatërruan shtëpinë e tyre në Malibu në nëntor të vitit2018, kjo e bëri atë të rivlerësonte gjërat.

“Unë nuk e di nëse ndonjëherë kemi menduar vërtet se do të martoheshim,” tha ylli 28-vjeçar. ‘Sapo u kapa pas asaj që kisha lënë nga ajo shtëpi, e cila isha unë dhe ai, dhe me të vërtetë e dua dhe e dashurova shumë, shumë, shumë’.

‘Liam dhe Miley kanë rënë dakord të ndahen në këtë kohë,’ tha një burim i “People”, për hitmejkeren e ‘Wrecking Ball’, Cyrus.

‘Në zhvillim e sipër, duke ndryshuar si partnerë dhe individë, ata kanë vendosur që kjo është ajo që është më e mira ndërsa të dy përqendrohen te vetja dhe te karriera.

Kujtojmë se, Miley dhe Liam u martuan në një ceremoni intime në Dhjetor 2018, dhe u ndanë në gusht të 2019-tës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme