Google ADS

Mila Kunis rreth thashethemeve për “divorcin” dhe “shtatzaninë”

08:55 | 3 Korrik 2018
A. B.

Mila Kunis nuk lexon thashethemet për vetvetën, por kjo nuk do të thotë që ato nuk ndikojnë në jetën e saj.

Aktorja 34 vjeçare mbulon numrin më të ri të revistës Cosmopolitan, ku i drejtohet bashkë-aktores së filmit The Spy Who Dumped Me, Kate McKinnon, rreth spekulimeve konstante për jetën e saj personale, veçanërisht rreth atyre që kanë të bëjnë me të shoqin, Ashton Kutcher, transmeton Etoline, shkruan portali arbresh.info.

‘’ Nuk lexoj asgjë për vetvetën,’’ thotë Mila. Sinqerisht nuk di çfarë kanë shkruar për mua… përveç që jam “shtatëzënë” një herë në vit dhe që im shoq dhe unë “divorcohemi” një herë në vit. Këtë e di sepse e shoh në faqen e parë të revistave sa herë që shkoj për të blerë ushqimet.

Gjithsesi, Mila ka vërejtur që thashethemet me të vërtetë kanë pasoja. Ajo thotë që shpesh-herë ato i kanë lënë në ankth familjen e saj dhe se askush nuk mund t’a kuptojë. Për të evituar probleme të tilla, Kunis përpiqet të mos jetë dhe aq aktive në mediat sociale.

Kunis dhe Kutcher tashmë kanë një vajzë 3 vjeçare me emrin Wyatt dhe një djalë 1 vjeçar, Dimitri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme