Legjenda e boksit, Mike Tyson, shpërtheu në lot teksa fliste për reperin e ndjerë, Tupac në një intervistë të tij.
Tupac Shakur u qëllua për vdekje në një makinë të drejtuar nga Suge Knight në Las Vegas më 7 shtator 1996. Ai vdiq nga plagët gjashtë ditë më vonë, shkruan DailyStar.
Disa orë para të shtënave, ai ishte i pranishëm në Grand MGM për të parë shokun e tij, Tyson, i cili atë ditë kishte një ndeshje të raundit të parë me Bruce Sheldon.
Kjo do të ishte edhe hera e fundit që 25-vjeçari do të shfaqej në kamera.
Kur Tyson u pyet për marrëdhënien e tij me Tupac, ai nuk i mbajti lotët. “Ai ishte me të vërtetë i lumtur pas dyluftimit tim, erdhi në konferencë për shtyp me mua”, ka thënë boksieri. “Isha në shtëpi, duke fjetur kur kuptova se kishte vdekur. Ata nuk më lejuan ta shihja atë”, ka shtuar më tej ai. “Është shumë e vështirë për të folur, ai ishte një i ri i cili me të vërtetë donte të ishte i madh dhe kjo ndodhi”, thotë tutje Tyson.
Duke kujtuar momentin e parë kur u takua me të, Tyson tha: “Ishim në një klub, kur u takuam për herë të parë. Tupac u qëllua katër herë – dy herë në gjoks, një herë në krah dhe një herë në kofshë – ndërsa u tërhoq jashtë Klubit 662 të Las Vegasit me një BMW të zezë në pronësi të Knight.
Asnjë arrestim nuk është bërë në lidhje me vrasjen e tij dhe deri më sot çështja mbetet e hapur. Teoritë e konspiracionit të egër ende pretendojnë se Tupac mund të jetë gjallë. Ai konsiderohet gjerësisht si një nga reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...