Google ADS

Mihrije Braha: Jam njeri me këmbë në tokë

22:09 | 19 Maj 2021
A. B.

Këngëtarja shqiptare, Mihrije Braha, është e njohur për sinqeritetin e saj në intervista.

Mihrija gjithmonë tregon thjeshtësinë që ka, ku përkundër famës thotë se është ‘njëri me këmbë për tokë’, shkruan arbresh.info

Në një emision ‘Ftesë në 5’, ajo u shpreh se përkundër që mund ta udhëtoj në vende të ndryshme të botës, gjithmonë e viziton edhe Shqipërinë.

“Edhe unë jam njeri i rëndomtë Fisnik, ti e di që unë jam me këmbë në tokë. Nuk jam nga ata njerëz që s’ kanë ku të lenë paratë, por theksova që kudo shkoj, pa kaluar 2-3 ditë në bregdetin shqiptar nuk hyj dot në sezonin e dimrit”, tha ajo.

Mirhija dhe Naimi janë një ndër çiftet që me vite të tëra i kanë rezistuar kohës dhe janë pjesë e estradës që nga njohja me njëri-tjetrin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme