Mihrija poston një foto të bukur, këto janë komentet e fansave

09:04 | 2 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Për Mihrije Brahën lirisht mund të themi se ka ndalur vitet.
Në çdo paraqitje të saj, Mihrija vetëm sa shkon e zbukurohet, shkruan “Kosovarja”.

E krejt kjo pamje e këngëtares Braha, tregon se ajo ka një jetë të mbushur me shumë dashuri. Dhe është më se normale që Mihrija rrethohet nga persona që e duan shumë. Në njërën anë është i shoqi Naim Abazi, e në anën tjetër i biri Platori.

Por, nuk janë vetëm këta dy persona që e duan dhe i falin dashuri Mihrijes. Ajo është e bekuar edhe me fansat e saj, ku çdo ditë ia dëshmojnë se e duan aq shumë.

Në fotografinë e fundit që Mihrija kishte nda me ndjekësit e saj, shihej se është duke kënduar në televizor. Dhe foto në fjalë kishte marr shume pëlqime dhe komente pozitive.

Njëri nga komentueset i thotë Mihrijes këto fjalë: “Ooo bukuri e rralle je me te gjitha te mirat zemra ime”./kosovarja/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme