E ftuar nga Oprah Winfrey, ish-zonja e parë e Amerikës ka folur pa filtra për jetën e saj: të shkuarën në Shtëpinë e Bardhë, angazhimeve humanitare me bashkëshortin e saj dhe punën me gjeneratën e ardhshme.
Gjatë bisedës ajo shpjegoi pse ka zgjedhur të mos i ndjekë vajzat e saj në mediat sociale. Malia dhe Sasha Obama u larguan nga shtëpia dhe u transferuan në kolegj: Malia aktualisht ndjek Universitetin e Harvardit, ndërsa Sasha së fundmi u regjistrua në Universitetin e Miçiganit.
Dhe në vend që të kontrollonte çdo hap të vajzave të saj në mediat sociale tani që janë larg shtëpisë, Michelle është mbështetur tek miqtë e familjes në moshën e vajzave e të saj, të cilëve ajo u ka kërkuar ‘fshehurazi’ t’i kenë nën vëmendje.
“Është më mirë të kontrollohen nga dikush që është më i ri se unë”, tha ajo duke qeshur.
Ish zonja e parë ka vendosur të ndajë me publikun një nga këshillat që u jep më shpesh të bijave, që qëndron në bazën e vendimit për të mos ndjekur ato në mënyrë aktive në rrjetet sociale: ajo gjithmonë i inkurajon ato ta jetojnë jetën në pavarësi të plotë dhe të mos ndikohen nga ajo që mendojnë të tjerët për ta, përfshirë edhe atë e të atin, Barack Obama.
“Nuk mund të definojnë veten në bazë të të tjerëve ose duke më parë mua dhe të atin. Duhet të marrin kohë për të njohur veten, për të kuptuar kush duan të jenë në këtë botë, të mos mendojnë se çfarë dua unë për të apo se çfarë thotë bota për to. Duhet të mendojnë vërtet se si duan ta modelojnë jetën e tyre”/vizionplus/
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...