Michael Jordan dhuron 10 milionë dollarë për hapjen e klinikave shëndetësore

01:24 | 17 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Mediat e huaja kanë raportuar se Michal Jordan  do të dhurojë 10 milionë dollarë për të hapur klinika shëndetësore në Wilmington, Karolinë e Veriut.

Ky lajm vjen një ditë pasi Michael bëri debutimin e tij si pronar i ekipit NASCAR.Në një deklaratë ish basketbollisti u shpreh tepër i entuziasmuar për këtë vendim dhe se cdokush e meriton të ketë një kujdes shëndetësor cilësor.

“Unë jam shumë krenar që edhe një herë bëra partneritet me Novant Health për të zgjeruar modelin e klinikës familjare për të sjellë një qasje më të mirë në shërbimet mjekësore kritike në qytetin tim.Të gjithë duhet të kenë qasje në kujdesin shëndetësor cilësor, pa marrë parasysh se ku jetojnë, ose nëse ata kanë apo jo sigurim”, deklaroi Jordan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme