Michael Jackson donte të martohej me Princeshën Dianën pasi ishte “i dashuruar” me të dhe mendonte se Lady Di ishte “nusja ideale”.
Mbreti i Popit ndjente që Lady Di ishte femra e ëndrrave, e se ajo ishte një nga njerëzit e vetëm që “e kuptonin” atë.
Jackson dhe Princesha e Uellsit shkëmbenin thirrjet telefonike natën vonë, ku të dy gjenin ngushëllim tek njëri-tjetrin duke luftuar jetën në qendër të vëmendjes.
Lidhja e tyre u bë aq e thellë, sa këngëtari i ka rrëfyer truprojes së tij dhe mikut të besuar Matt Fiddes se ai ishte “i dashuruar” me Princeshën.
Fiddes i tha “Daily Star Online” se ylli legjendar i pop-it zbuloi gjithashtu se donte të “martohej” me Princeshën.
Jackson dhe Diana u takuan vetëm një herë, më 16 korrik gjatë një turneu të tij në vitin 1988.
Truproja e Jackson zbuloi pikëllimin intensiv të yllit pas vdekjes së saj në një aksident automobilistik në Paris.
Jackson, i cili gjithashtu vdiq në vitin 2009, anuloi koncerte nga respekti për të dhe ndjeu se kishte humbur një nga njerëzit e vetëm me të cilët ai me të vërtetë kishte lidhje.
Fiddes tha se Michael bëri përpjekje të shumta për t’u takuar përsëri me Dianën, por çifti nuk mundi të bashkohej kurrë.
Ai gjithashtu zbuloi se Princi Charles ishte “xheloz” për të.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...